Shpeshherë na ndodh që tubat e lavamanit nxjerrin aroma të padurueshme dhe këto janë disa mënyra për zhdukjen e tyre.
Ujë i nxehtë: Shpëlajeni lavamanin për aq kohë sa të jetë e mundur me ujë sa më të nxehtë. Shpesh një litër ujë i vluar është i mjaftueshëm në kuzhinë. Mos harroni të lani edhe tubat anësorë dhe vrimat e ajrit.
Kripë: Vendosni dy lugë kripë direkt në kullues dhe lëreni kripën të qëndrojë për 30-45 minuta. Shpëlarja e plotë me ujë të ftohtë shpesh është e mjaftueshme për të eliminuar aromat.
Sodë – Mund të bëni të njëjtën gjë me sode, e cila ka një efekt të fortë çrrënjosës. Sidoqoftë, efekti rritet edhe më shumë nëse hidhni dy lugë pluhur sode në një litër ujë të nxehtë dhe lini që përzierja të rrjedhë ngadalë në kullues. Edhe në këtë rast thjesht e shpëlan me ujë të pastër pas 30 – 45 minutash.
Përzierje uthull dhe maja: Nëse ka depozita të mëdha në kullues, shpesh ia vlen të përdorni maja dhe uthull. Hidhini dy lugë maja tubit dhe derdhni 150-250 mililitra uthull.
Uthulla shkakton shkumëzimin e majasë. Pas rreth 15 minutash, shpëlajeni tubin tërësisht me ujë të ngrohtë. Mund të përdorni edhe sodë buke nëse nuk keni maja. Me të dy variantet, ndodh shkumëzimi dhe mund të ndodhin spërkatje. Prandaj, mbajeni kokën larg.
Cola: A ka ngelur më coca-cola në frigorifer? Lëreni cola-n të kullojë pak në tuba para se ta shpëlani. Përbërësit e saj veprojnë gjithashtu kundër aromave. Pasi të ketë dhënë efekt, shpëlajeni tërësisht.