Dita e sotme është një ditë e ftohtë. Parashikohet që temperaturat e ajrit nga mëngjesi që janë shumë të ftohta, -6 gradë në zonat malore, ndërkohë në zonat e thella termometri shënon sot edhe -10 gradë. Pritet që termometri në mesditë të ngjitet deri në 10 gradë.
Një ditë tipike e masave të ftohta me origjinë nga verilindja e kontinentit. Përsa i përket motit, vranësirat dhe kthjellimet do të karakterizojnë motin në të gjithë territorin shqiptar. Në zonat verilindore dhe në ekstemin e juglindjes do të ketë edhe moemnte me flokë dëbore.
Pritet që gjatë mesditës të ketë diell, kryesisht në ultësirën perëndimore. Pra moti do të jetë pa reshje megjithëse do të jetë ftohtë.
Parashikohet që dita e nesërme dhe fundjava në përgjithësi të mbetet në ndikimin e masave të qëndrueshme ajrore duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët.
Dita e shtunë do të sjellë reshje të pakta në zonat jugore dhe jug-lindore ku pritet që të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Ndërkohë pjesa tjetër e territorit do të jetë kryesisht e kthjellët.
Dita e diel do të jetë me diell dhe pa reshje në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit në fakt në fundjavë do të pësojnë një rrithje nga dita në ditë duke bërë kështu që të kemi edhe spostim dhe largim gradual të masave të ftohta duke na risjellë kështu edhe temperaturat më normale.
Parashikohet që termometri në fundjavë të ngjitet deri në 12 gradë, ndonjë zonë e veçantë edhe 13 gradë, bwn me dije meteorologia Lajda Porja.