Pas problemit të diarresë mund të fshihen shumë shkaqe, që përfshijnë shqetësimet me aparatin tretës apo shkaqe të tjera të jashtme.
Para se të diferenconi këto të fundit, duhet të mos ngatërroni diarrenë me pseudodiaretë tek të porsalindurit, as me fecet e ujshme tek fëmijët e shëndoshë, diarrea është tjetër gjë.
Në disa raste gjendja mund të rëndohet në një kohë të shkurtër, sidomos kur shoqërohet me të vjella, gje që çon në humbjen e shpejtë të lëngjeve dhe të kripërave. Nëse gjendja nuk mbahet nën kontroll, jeta e personi mund të vihet edhe në rrezik. Me fëmijët duhet të tregoni kujdesin më të madh!
Ajo që duhet të bëni në këto raste është të zëvendësoni lëngjet dhe kripërat e humbura ! Si bëhet zëvëndësimi i lëngjeve?
Provoni këtë përzierje: në 1 litër ujë në temperaturën e zakonshme, shtrydhini ½ limon, shtoni një lugë kafeje rrafsh me kripë dhe 1 lugë kafe sheqer.
Kjo është tretësira që do të zëvendësojë, serumin! Nëse fëmija nuk pranon ta pijë atëhere, jepini atë që ka dëshirë si caj, kamomil, lëngje frutash ose limonata tepër të holluara. Me pak fjalë, duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat e dhënies së lëngjeve nga goja, mjafton ti pranojë.
Pi me etje, po e nxjerr menjëherë?
Dhe në këto rrethana, nuk duhet hequr dorë nga dhënia e lëngjeve; po nga pak e shpesh, ashtu si merren pikat e serumit në venë; si një “serum nga goja”; duke filluar qoftë dhe nga ½ lugë kafeje, pastaj 1 lugë, çka do të thotë që me durim, përmbajtja e një filxhani çaji (që merr rreth 200 – 250ml), të jepet afërsisht gjatë 2 orëve.
Në këtë mënyrë arrijmë të sigurojmë të paktën sasinë më të domosdoshme të lëngjeve. Në vazhdim, duke parë “tolerancën”, gradualisht rrisim sasinë dhe shpeshtësinë. Nëse vjelljet nuk janë problematike dhe lëngjet pranohen, nuk ka përse të veprohet si më sipër.
Ushqyerja – Nëse ushqehet me gji, mos e ndërprisni dhënien e tij. Po pati të vjella, vendoseni për përiudha më të shkurtëra dhe me të shpeshta. Për fëmijët me ushqyerje artificiale, mbas një pefriudhe fare të shkurtër (jo më shumë 2-3 orë), vetëm me lëngje (si më sipër), filloni qumështin industrial që ka marrë më parë.
Fëmijëve me ushqyerie të përzier, qumështi i gjirit, nuk ndërpritet, ndërsa për shtesën, duhet bërë me kujdes, po qe nevoja, nga pak e shpesh. Dietave të “urisë” u ka ikur koha. Shumë rekomandojnë të ushqehen si zakonisht.