Rajmonda Bulku lindi ne Tirane me 16 gusht 1958. Rrugen e artit e nisi qe kur ishte nxenese ne vitin e trete ne gjimnaz, me 1976 kur madje do te deputoje ne kinema ne filmin “Dimri i fundit” me nje rol te nje fshatareje e cila sebashku me grate e tjera te fshatit i ndihmojne levizjes se luftes. Pikerisht ketij filmi i jepet medalja ne Festivalin e dyte te Filmit Shqiptar.
Pas shkolles se mesme nis punen si montazhiere ne Kinostudio “Shqiperia e Re” e me pas fillon studimet ne ILA, ku diplomohet ne degen e drames ne vitin 1985,(Insitutin e Larte te Arteve), po ne Tirane. Fill pas saj emerohet aktore ne Teatrin Kombetar. Ne skenen e Teatrit ajo ka luajtur disa role madje edhe kryesore por eshte bere e njohur nepermjet filmave.
Keshtu ne teater, me nje karriere prej dy dekadash mund te permenden shfaqjet : “Vdekja e nje komisioneri” si Leta; “Pallati 176” rolin e Irenes; “Une dhe Melistofeli” ne rolin e Margarites; “Kati i 6-shte” si Irena; perseri Irena tek “Zgjimi”; Magjia e madhe”; si Marigoja ne “Motrat”; si Sano ne komedine ”Ne katin e dyte eshte parajsa”; Zehrjaja ne dramen “Hijet e nates” etj.
Fale bukurise, hijeshise fizike, sinqeriteti dhe vertetesia, gjithashtu edhe aftesia aktoriale kane bere qe Rajmonda Bulku te behet e njohur me shume ne ekranin e gjere te filmit e cila interpreton plot 20 role dhe madje disa prej tyre edhe kryesore. Dy vjet me vone mbas deputimit, ne vitin 1978 spikat ne “Nusja dhe shteterrethimi” fale nje komunikimi qe ben roli i saj i nuses me spektatorin nepermjet syrit shprehes dhe qetesise se brendeshme.
Ne vitin 1984 me rolin e Jones ne filmin “Duaje emrin tend” , fiton Kupen e Festivalit te V-te te Filmit Shqiptar. Nje rol me nje prirje te qarte psikollogjike, ku pervuajtja ndaj nje dashurie te pamerituar u perjetua thelle dhe me sinqeritet nga aktorja.
Ndryshe nga ky rol ku eshte me prane specifikes se lojes ne artin e kinematografise , tek Magda ne filmin “Vitet e pritjes” (1990), me te cilen u nderua me cmimin e pare ne Festivalin e IX-te te Filmit, ajo fut jo pak qasje aktoriale te tipit te teatrit duke shpalosur anet dramatike, fale nje loje te forte te brendeshme psikollogjike. Ndersa ne filmin “Vdekja e kalit” ne rolin e Merit, duket sikur ben nje gershetim te dy planeve te mesiperme, me tone te buta e te brishta te nje gruaje te dashuruar dhe fatkeqe.
Ne planin alarmues, midis dhimbjes , ankthit te fshehur, ndjesise se fajit dhe viktimizimit, ajo e interpreton rolin e veshtire te Dianes ne filmin “Te paftuarit” (1985) perkrah profesorit te saj aktorit te shquar Vangjush Furrxhi , me te cilin fitoj Medaljonin e Festivalit te VII-te te Filmit.
Ne teater ajo interpretoj disa role te ndryshme por pa arritur suksesin e ekranit, per shkak te te dhenave natyrore qe ajo ofron ndaj ketij arti si zerin e ngrohte, portretin e bukur, aftesine e zoterimit te kameras per t`u shfaqur sa me e vertete dhe e drejtperdrejte.
Ne skenen e teatrit ajo ka interpretuar personazhe te veshtira me mbartje psikollogjike si dhe me nje sens shpotites e sarkastik, sikurse ai i hyjneshes Athina ne shfaqjen “Stine e merzitshme ne Olimp” ne vitin 2002 drame e Ismail Kadarese. Shkurtimi i ofertave nga kinemaja e bejne qe te perkushtohet me shume teatrit, keshtu nje nder rolet me te arrira ne teater per Rajmonden eshte realizuar ne vitin 2004 ne dramen “Pjata e drujte” te Morisonit” , ku ajo vjen ne nivelet e saja me te mira, duke patur perkrah edhe nje aktor te madh sic ishte “artisti i popullit” Sulejman Pitarka.
Me kete rol ajo gjithashtu fitoj Cmimin e pare ne Festivalin e Teatrove “Talia” ne vitin 2005 ne Diber te Maqedonise. Po kete vit luan rolin e Nenes ne dramen e Vedat Kokones “Hijet e nates” . Ne vitin 2006 vazhdon ne teater me nje rol tjeter, ate te Aides ne “Korbi i bardhe” te Mihallaq Luarasit ku bie ne sy perpjekja per te krjuar karaktere te verteta njerezore, duke marre ne pah , tek e para anen humane te personazhit dhe ne radhe te dyte ate tronditjen shpirterore te gruas se dashuruar. Me nje tjeter ro late te gruas ne komedine “Burri i gruas sime” ajo e thyen formatin e saj te sprovuar per role te natyres dramatike duke hyre ne nje hapsire te re interpretative.