Doktoresha Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” foli për regjimin ushqimor që duhet të ndjekin personat që vuajnë nga koliti. Gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa, nutricionistja tha se sindromi i zorrës së irritueshme prek më shumë femrat se sa burrat.
Ajo shpjegoi se një ndër burimet e kësaj sëmundjeje është regjimi jo i shëndetshëm ushqimor por dhe mungesa e aktiviteti fizik, marrja e sasisë së vogël të ujit gjatë ditës dhe stresi.
Ajo tha se kapsllëku, gazrat, dhimbjet e barkut dhe shpinës janë ndër simptomat që e orientojnë mjekun drejt pranisë së kolitit.
“Në moshat adulte prek 1 deri në 10 persona te gjinise femërore. Ky sindrom karakterizohet nga dhimbje të vazhdueshme të barkut një ditë në javë por në fazënn akute bëhet dhe e përditshme. Lokalizohet në pjesën e përparme të barkut por në fazat akute kalon dhe në shpinë.
Shoqërohet me fryrje dhe gazra të shtuar pas ngrënies, me alternime të jashtëqitjes. Kur diarreje apo konstipacioni bëhet i konsiderueshëm gjendja bëhet shqetësuese.
Ekzaminimi i parë është kolonoskopia nëse kemi vetëm një dëmtim të funksionit të zorrës, çarje të pjesës së anusit që shoqërohet me hemorragji.
Në këto raste personi shkon te mjeku por kur kemi një diarre kronike, që mund të jetë dhe shprehje e masave malinje të zorrës, duhet bërë kolonoskopia nëse kemi të bëjmë me një zorrë të irritueshme apo masat malinje të zorrës.”, shpjegoi Dr. Daka.
Ajo shtoi se përzgjedhja e ushqimeve si dhe furnizimi i zorrës me probiotikë luan një rol vendimtar në përmirësimin e simptomave të kolitit.
“Kur kemi varfërim të zorrës nga mikrobet zorra duhet furnizuar me probiotikë minimalisht tre muaj në vit gjatë të ftohtit. Në formë kapsule dhe jo lëng sepse asnjëanësohen nga aciditeti i stomakut.
Në formë kapsule tretet në zorrë. Në fazën akute, trajtimi mund të shkojë dhe në 6 muaj. Përpos efekteve pozitive në zorrë, probiotikët nuk kanë asnjë lloj efekti negativ në organizëm. I japin zorrës “popullatën” që i duhet për të kryer tretjen duke i çuar dhe duke bërë që zorra të funksionojë mirë.”, tha Daka.
Çfarë duhet të hani? Mjekja thekson se duhen shmangur ushqimet pikante duke shtuar se duhen marrë deri në 4 litra ujë dhe lëngje në ditë.”Pijet që kanë kafeinë nuk duhet të jenë pjesë e rutinës tonë ditore.
Gjithashtu dhe konsumi i duhanit. Nëse nuk heqim dorë nga veset si duhani por dhe nga konsumi i ekzagjeruar i kafes, nuk kemi arsye pse që të merremi me medikamente se nëse nuk rregullojmë rutinën ditore sindromin.”, tha Daka.