Metoda Kìneze qe largon guret nga temthì per 7 dìte, hapat qe duhet te ndìqnì dhe perberesìt qe u duhen

Mjeku kinez dr. Lai Chiu Nan rekomandon metodën plotësisht natyrore të eliminimit të gurëve në tëmth, të cilët janë shumë të rrezikshëm, përveç që shkaktojnë dhembje, ata shkaktojnë edhe sëmundjen e verdhëzës, madje edhe kancerin.

Kërkimet shkencore kanë treguar që njerëzit të cilët sëmuren nga kanceri, kryesisht më parë kanë pasur gurë në tëmth.

“Kanceri kurrë nuk është sëmundje e parë e cila shfaqet”, thotë dr. Lai, duke theksuar që, zakonisht, ka shumë probleme të tjera, të cilat çojnë në kancer, supershendeti.

Njëra ndër simptomat e gurëve në tëmth është ndjenja e fuqishme e ngopjes pas ngrënies. Keni ndjenjën sikur nuk mund të tretni ushqimin.

Nëse gjërat bëhen serioze, shfaqen edhe dhembje në mëlçi.

Nëse mendoni që keni gurë në tëmth, do t’ju sugjeronim këtë metodë të vjetër kineze, e cila pastron dhe forcon paralelisht edhe mëlçinë.

Receta kineze e dr. Lai Chiu Nan mundëson që gurët në tëmth të dalin nëpërmjet jashtëqitjes, e cila zgjat në total 7 ditë…

RECETA KINEZE

1.Pesë ditët e para pini pesë gota lëng molle çdo ditë apo hani së paku 4-5 mollë (jo mollë me kimikate). Lëngu i mollës zbut gurin në tëmth. Gjatë atyre pesë ditëve mund të hani normalisht.

2. Ditën e gjashtë mos hani darkë.

3. Po atë ditë në orën 18:00 merrni një lugë kripë sulfat magnezi me një gotë ujë të ngrohtë.

4. Në orën 20:00 bëjeni të njëjtën gjë.

Sulfati i magnezit hap fshikëzën e tëmthit.

5. Në orën 22:00 pini 5-6 lugë vaj ulliri apo vaj susami me po aq lëng të shtrydhur të limonit të freskët.

Përzieni mirë dhe pini.

Vaji do të lyejë nga Brenda gurët dhe do të lehtësojë daljen e tyre jashtë.

6.Mëngjesin tjetër, pra në ditën e shtatë, në jashtëqitjen tuaj do të duhej të gjendej guri i gjelbër, i cili zakonisht pluskon.

Madje, edhe nëse nuk kemi simptoma të gurit në tëmth, nuk do të jetë keq të provoni këtë terapi natyrore, sepse pastrimi i tëmthit nuk mund të shkaktojë dëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *