Mëngjesi i sotëm nuk është se ka shumë ngjashmëri si një ditë vere. Kanë vijuar të jetë i ftohtë në fakt. Temperatuar arijnë edhe sot -5, -6 gradë në zonat malore duke qenë se këto masa të ftohta po spostohen gradualisht drejt vendit të origjinës së tyre.
Termometri do të ngjitet deri në 14 gradë dhe e gjithë dita do të jetë me diell.
Konkretisht në Elbasan sot termometri do të shënojë vlerën 13 gradë dhe Tirana njësoj.
Ky mot i kthjellët dhe pakashum të njëjtat temperatura do të vazhdojnë deri pjesën e dytë të ditës së premte në vendin tonë.
E premtja dhe fundjava do të sjellë një fuqizim të vranësirave me prezencë të reshjeve, me sasi të pakta.
Që nga mëngjesi i ditës së nesërme do të ketë rritje graduale të temperaturave, dhe minimumi në zonat malore do të shënojë -1 dhe -2 gradë ndërkohë maksimalet pritet të ngjiten deri në 16-17 gradë, bën me dije meteorolgoia Lajda Porja.