Edhe këtë fillim viti, çmimi i gazit është rritur sërish.
Është i domosdoshëm tani, qoftë për ngrohje edhe për gatim. Më siguri jeni të vetëdijshëm që kur gatuani, përdorni shumë gaz. Aq më tepër nëse nuk jeni të vëmendshëm dhe bëni disa gabime.
Atëherë ka ardhur koha për të mësuar disa truke të thjeshta por efektive që do t’ju ndihmojnë të jeni më kursimtarë në lidhje me gazin.
Respektoni përmasat midis tenxhereve dhe vendit të gatimit me gaz
Mos vendosni një tenxhere të vogël në një vatër më të madhe, është një humbje e padobishme e gazit. Flakët që nuk qëndrojnë nën tenxhere, në fakt, janë nxehtësi që shpërndahen në mjedis dhe bëjnë që gazi të harxhohet kot.
Mos e mbani flakën e lartë
Pranojeni që edhe ju, kur jeni me nxitim, ngrini zjarrin në maksimum me shpresën që do të gatuani më shpejt. Nuk jeni të vetmit, megjithatë është mirë ta rregulloni këtë zakon të keq: nëse doni të kurseni gaz gjatë gatimit, duhet të mësoni të reduktoni nxehtësinë sa më shumë që të jetë e mundur.
Një nga rregullat bazë për të qenë të kujdesshëm në kuzhinë është përdorimi i sasisë së nxehtësisë së nevojshme për të ngrohur ose gatuar, pa tepricë.
Për shembull, pasi uji i makaronave të vlojë, nuk është nevoja ta mbani flakën e lartë, për të ruajtur temperaturën mund ta ulni lehtë fuqinë e flakës. Një tjetër truk? Përdorni ujë gjysmë të vakët dhe mos e mbushni tenxheren më shumë sesa duhet.
Zgjidhni metodat më të shpejta të gatimit
Një mënyrë e parëndësishme, por vërtet efektive për të kursyer gazin gjatë gatimit? Zgjidhni metodat më të shpejta të gatimit, të cilat nuk kërkojnë shumë kohë. Për shembull, mund të kaurdisni perimet duke i prerë në copa të vogla dhe duke i lënë krokante në vend që t’i zieni.
Kjo do t’ju kursejë gaz, kohë dhe para. Edhe tenxherja me presion është një opsion shumë i mirë falë përçueshmërisë më të lartë dhe temperaturave të larta të brendshme, gatuan ushqimin në një kohë të shkurtër.
Bëni të gjitha përgatitjet paraprake për gatimin me sobën e fikur
Ne jemi gjithmonë në nxitim dhe shpesh, edhe kur është koha për të gatuar, e lëmë gjithçka në sekondën e fundit. Është gabim. Nëse doni të kurseni gaz gjatë gatimit dhe të mbroni portofolin tuaj, duhet të jeni të organizuar mirë.
Bëni të gjitha veprimet paraprake që duhen për vaktin që do të përgatisni me sobën e fikur: merrni të gjithë përbërësit që ju nevojiten, pastroni dhe copëtoni perimet, shkrini mishin, marinoni peshkun përpara se të ndizni zjarrin.
Zgjidhni enët e duhura
Për të kursyer gaz gjatë gatimit dhe për të mos humbur nxehtësinë, nëse mundeni përdorni tiganët me fund të sheshtë. Me këto modele e gjithë sipërfaqja ngrohëse mbetet në kontakt me flakët, duke ofruar rendiment maksimal. Gjithashtu kushtojini vëmendje materialeve.
Përqendrohuni në ato më të përçueshmet, si bakri dhe çeliku inox, ato nxehen më shpejt dhe lejojnë një shpërndarje më të barabartë të nxehtësisë. Të mira janë edhe giza dhe qeramika, të cilat e ruajnë nxehtësinë më gjatë.