Lavatriçja në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe bartjen e bak. terieve nga rrobat e zakonshme deri tek peshqirët e kuzhinës, të cilët mund të shkaktojnë infeksione në familje.
Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të elim. inuar bakteriet, theksohet snë një studim të Shoqatës britanike për higjienë. Sipas tij, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek mbathjet e pastra pas larjes në temperatura të ulëta.
Njerëzit mendojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike, thekson kryetarja e këtij studimi, Lisa Akerli.
Lisa shton se si programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problemat ike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit, duke kaluar në gjëra të tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës përzierje bakteriale.
Gjërat nga ku vijnë bak. teriet, si peshqirët apo mbulesat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë shumëllojshmëri sëmundjesh. Bakteriet në rroba me lagështi janë akoma më të rrezikshme, sepse mund të vijnë në kontakt me duart tuaja gjatë vendosjes në tel për tharrje, dhe më pas të prekni pa qëllim gojën tuaj me ato duar.
Prandaj, lani rrobat tuaja në 60 gradë, kështuqë do të jeni më të sigurtë.
Këshilla për higjienë më të mirë të lavatriçes:
Minimumi një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe lavatriçja do të pastrohet nga bakteriet. Rrobat dhe mbulesat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta.
Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për pak kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj.
Sa më shpesh pastroni derën e lavatriçes, si dhe vendin ku hidhet detergjenti dhe zbutësi.
Pas vendosjes së rrobave në tel për tharje, lani mirë duart tuaja.
Nëse lani rrobat tuaja në temperatura të ulëta pa ndonjë dezinf. ektues, atëherë thani mirë rrobat dhe sigurohuni që të pastroni duart pas prekjes së rrobave të lagura.