Të pesëdhjetat janë një sfidë e madhe për një grua.
Sipas ekspertëve, pas kësaj moshe, gruaja është ndjeshëm më e rrezikuar nga problemet me zemrën.
Kardiologët kanë shpjeguar shumë qartë çfarë ndodh me zemrën e një gruaje pas të pesëdhjetave.
Rre ziku i Problemeve me Zemrën Rritet
Më shumë se gjysma e grave në botë nuk e kanë të qartë se sëmundjet e zemrës janë rreziku më i madh për shëndetin e tyre.
Pjesa më e madhe i druhen kan cerit të gjirit por jo zemrës.
Në fakt të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i grave shqiptare që vd esin nga sëmundjet e zemrës është më i lartë se ai i burrave.
Këto të dhëna tregojnë se qytetet e Tiranës, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit kanë nivelet më të larta të vde. kshmërisë së grave nga sëmundjet e zemrës.
Pas të pesëdhjetave, muskujt e zemrës nisin të bëhen më të ngurtë dhe kësisoj vështirësojnë pompimin e gjakut dhe qarkullimin e tij.
Ky problem përke qësohet më shumë tek gratë për shkak të ndryshimeve hor monale.
Nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e zemrës, sidomos në moshën nga 50 deri në 54 vjeç.
Çrregullimi i Rra hjeve të Zemrës
Pas të pesëdhjetave, rreziku i çrregullimit të rra hjeve të zemrës, ose siç njihet ndryshe aritmia, rritet ndjeshëm.
Për pasojë, ekspertët këshillojnë që gratë që kanë probleme të tilla të jenë të vëmendshme e të këshillohen shpesh me mjekun.
Në këtë moshë, lajmet e këqija janë më të shpeshta dhe stresi më i lartë. Për pasojë, gratë përballen me atë që njihet ndryshe si zemra e thyer.
Nuk kemi të bëjmë me një term figurativ.
Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin rrahjet e zemrës në një zonë të veçantë të muskulit të saj.
Sindroma e zemrës së thyer përgjithësisht nuk është fatale, megjithatë, shoqërohet me dhi mbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje.
Këto shenja janë të ngjashme me ato të një ataku në zemër.
Më shumë se 90% e rasteve të sind romës së zemrës së thy er regjistrohen në grupmoshat nga 58 në 70 vjeç.
Metabolizmi ngadalësohet me kalimin e moshës.
Rre ziku për mbipeshë është tepër i lartë, duke u kthyer në faktor rre ziku për sëm. undjet e zemrës.
Gratë shëndoshen më lehtë për faj të mungesës së estrogjenit, duke u bërë kështu më të ndjeshme ndaj problemeve të zemrës.
Për më tepër, mungesa e estrogjenit, shoqërohet me rritjen e nivelit të kolesterolit të k eq.
Ky i fundit është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Pas të pesëdhjetave, gratë vuajnë më shumë nga ngurtësimi i enëve të gjakut, tensioni i lartë i gjakut, ngushtimi i enëve të gjakut por edhe diabeti.
Pas kësaj moshe, struktura e gjumit ndryshon tek gratë dhe ato flenë më pak.
Problemi qëndron se gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe vështirësojnë punën e saj.