Përdorni gjethet e fikut për të shëruar të gjithë trupin. Nëse vuani nga diabeti, ulçera në stomak, bronkit ose presion të lartë të gjakut, çaji i bërë nga gjethet e fikut mund të jetë zgjidhja e duhur. Gjethet e fikut janë të pasura me antioksidantë dhe fibra.
Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat, kanë gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë. Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.
Në fakt, gjethet e fikut mund të transformohen në një ushqim të shijshëm dhe plot avantazhe shëndetësore. Sipas të dhënave, ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit.
Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje dhe konsumon gjethet e fikut, atëherë do të vërë re një ulje në sasinë e insulinës të nevojshme për organizmin. Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proces i kushtueshëm që zgjat në kohë
Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit, por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme. Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrat e akumuluara në organizëm.
Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.
Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër sëmundjeve të ndryshme shëndetësore si bronkiti dhe ulçera.
Sipas të dhënave, çaji i gjetheve të fikut është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta.
Mund të përdorni gjethe të njoma, por edhe të thata. Nëse vuani nga bronkiti, zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulcerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.