“Le të jetë ushqimi ilaçi juaj, dhe ilaçi juaj ushqim”.
Janë fjalë të famshme këto të “babait të mjekësisë”, Hipokratit. Atij i pëlqente që hudhrën ta përdorte për shërimin e një sërë problemesh shëndetësore.
Edhe shkenca moderne ka konfirmuar kohët e fundit shumë nga përfitimet shëndetësorë të hudhrës.
Edhe pse hudhra është ushqyese dhe e shëndetshme për trupin e njeriut, ajo nuk është e përshtatshme për të gjithë. Në përgjithësi, ekzistojnë katër grupe të njerëzve që nuk duhet të hanë hudhër.
Grupi i parë: Pacientë me sëmundje të mëlçisë
Shumë njerëz kishin zakon të hanin hudhër për të parandaluar hepatitin. Sidoqoftë, një mënyrë e tillë është jashtëzakonisht e dëmshme për pacientët me hepatit. Kjo për shkak se hudhra nuk ka asnjë efekt në virusin e hepatitit, dhe përkundrazi, disa komponentë në hudhër madje mund të stimulojnë stomakun dhe zorrët, të pengojnë sekretimin e lëngut tretës në traktin e zorrëve, duke rritur kështu simptomat e pacientëve me hepatit si prsh të vjella.
Për më tepër, përbërësit e paqëndrueshëm në hudhër do të zvogëlojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës në gjak, dhe mund të çojnë në anemi, e cila nuk është e favorshme për trajtimin e hepatitit.
Grupi i dytë: Pacientët me diarre
Nëse njerëzit vuajnë nga enteriti jo bakterial ose diarre, ata nuk duhet të hanë hudhër. Nëse ata nuk i kushtojnë vëmendje këtij njoftimi dhe vazhdojnë të hanë hudhër, aroma pikante e hudhrës do të stimulojë zorrët, dhe më pas do të çojë në hiperemi të mukozës së zorrëve. Do përkeqësojë edemën, duke e bërë kështu sëmundjen më të rëndë.
Grupi i tretë: Pacientë me sëmundje të syrit
Njerëzit që vuajnë nga glaukoma, katarakti, konjunktiviti dhe sëmundje të tjera të syve duhet të hanë më pak hudhër në dietat e tyre të përditshme. Mjekësia kineze beson se konsumimi afatgjatë i sasive të mëdha të hudhrës dëmton mëlçinë dhe sytë. Përndryshe, me kalimin e kohës, ajo do të çojë në shumë simptoma serioze, siç janë shikimi i dobët, tringëllimi në veshët, humbja e kujtesës etj.
Përveçse duhet të hanë më pak hudhër, ata gjithashtu duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me vitaminë A, vitaminë B1 dhe riboflavin, siç janë mëlçia e kafshëve, vezët, qumështi, karrota, domatja etj.
Grupi i katërt: Pacientë me sëmundje të tjera të rënda
Në përgjithësi, të hani hudhër, speca dhe ushqime të tjera pikante është e dobishme për njerëzit e shëndetshëm për të ruajtur shëndetin afatgjatë. Ndërsa për pacientët që janë të sëmurë rëndë dhe janë nën kujdesin mjekësor, ngrënia e hudhrës do të sillte efekte anësore të konsiderueshme në trupin e tyre.
Komponentët që përmbahen në hudhër jo vetëm që do të ndikojnë në efektet e ilaçit, por gjithashtu mund të kenë reagim zinxhir me ilaçin, dhe pastaj të përkeqësojnë sëmundjen.