Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme të vazhdueshme me sinozitin. Shpesh, situata rëndohet dhe mund të zgjasë deri në 8 javë.
Përgjithësisht, sinoziti shoqërohet me procese inflamatore të gradës së parë o të dytë. Në çdo rast mukozat e irrituara, si pasojë, fryhen duke shkaktuar ‘paralizë’ të frymëmarrjes përmes hundëve. Myku, në këto raste bëhet terreni më i përshtatshëm për bakteret dhe pikërisht në këtë moment zhvillohen infeksionet.
Simptomat më të zakonshme janë dhembja e kokës, kolla, temperaturë, lodhje, vështirësi në frymëmarrje…Çfarë të bëni në këto raste?Sigurisht që këshilla më e saktë është të drejtoheni te mjeku por edhe në këtë rast ka disa ndërhyrje natyrale që lehtësojnë gjendjen.
Uthulla e mollës (1/4 e filxhanit) me një lugë mjalt, një limon, ujë dhe pak spec djegës janë përbërësit që ju duhen.
Vendosni një filxhan ujë për të zierë pashkë me lëngun e gjysmë limoni të prerë në copa. Lëreni për 5 minuta dhe shtoni mjaltin, specin e grirë, me uthullën e mollës. Të gjithë këta përbërës do t’iu forcojnë sistemin imunitar. Duhet ta pini jo shumë të ngrohtë.