Categories
Uncategorized

Mosha mbì 40 vjeçe duhet te vazhdoj te konsumoj ujìn e arrave, sìdomos tek meshkujt pasì ndìhmon

Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Përveç acideve yndyrore, arrat janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe fibër.

Sipas të dhënave rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht, jo vetëm për shëndetin e zemrës dhe të trurit por edhe për rënien nga pesha.

Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.

Një nga mënyrat më të mira për të shfrytëzuar vlerat e arrave është që të pini ujin e tyre.

Përfitimet e ujit të arrave për shëndetin.

Uji i arrave përshpejton rënien nga pesha dhe shkrin depozitat dhjamore. Nëse konsumohet rregullisht ky lëng i jep trupit energji dhe eliminon lodhjen dhe plogështinë.

Uji i arrave rekomandohet veçanërisht për meshkujt mbi 40 vjeç që vuajnë nga prostata.

Për gratë shtatzënë, uji i arrave i bën mirë jo vetëm fetusit dhe zhvillimit të tij por edhe pengon shtimin në peshë të nënës së re.

Uji i arrave ndihmon mëlçinë dhe e bën më të fortë rolin e saj të eliminimit të toksinave.

Ky lëng rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga tiroidet dhe kolesteroli i lartë. Uji i arrave është shumë efikas për përmirësimin e tretjes dhe eliminon gazrat e tepërt.

Si të përgatisni ujin e arrave?

Merrni 10 arra të qëruara dhe futini në tenxhere.

Hidhni gjashtë gota me ujë dhe lërini të zihen për shtatë deri në tetë orë në temperaturë të ngadaltë.

Pasi të kenë zier, kullojeni lëngun dhe hidheni në kavanoz qelqi.

Arrat mund t’i konsumoni ose përdorni t’i përdorni në ndonjë recetë gatimi.

Ju mund të pini një gotë në mëngjes esëll dhe një gotë në mbrëmje përpara gjumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *