Aktori i humorit Florjan Binaj ka hedhur poshtë lajmet se është larguar nga programi ‘Portokalli’ për të krijuar një parti politike.
Në një postim në Instastory, ai ka mohuar që kjo gjë që u raportua orët e fundit në shumë portale të jetë e vërtetë, ndërkohë që mediat i ka konsideruar ‘kundërmuese’ që bëjnë gjithçka për klikime.
“Shoh lloj lloj port’halesh që shkruajnë që e kam lënë Portokallinë për tu bërë kryetar partie…Të dashur miq dhe mikesha, e para flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj!
E dyta, arsyeja përse këto port’hale bëjnë tituj të tillë është që ju të hyni brenda dhe të lexoni, të shikoni reklamat të cilat sponsorizojnë këto port’hale!
E treta, nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh nga Instagrami im, aty ku buron dhe jo aty ku kundërmon!”, shkruan Binaj.