Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja tregoi per parashikimin e motit se ndryshimi i temperaturave në vendin tonë është ndjerë që ditët e fundit duke theksuar se ka pasur një rënie të temperaturave.
Porja tha se problematikë do të mbetet era duke qenë se parametrat e saj mund të trazojnë edhe detit.
Porja tha se temperaturat do të pësojnë një rritje graduale nga e hëna. Sinoptikania shtoi se nga e hëna në të premten temperature do të luhen mes 31-32 gradë.
“Ka qenë situatë e përkohshme, përmirësimi do të vijë që nesër, do të kemi ulje të parametrit të erës, pothuajse fare reshje. Temperaturat do të kenë rritje graduale që nga e hëna. Na pret një javë rreth vlerës 31-32 gradë.
Korriku vlerat i ka rreth 31-32. Nuk do të jemi nën ndikimin e të nxehtit afrikan. Nuk priten reshje nga e hëna në të premten.
Fundjavën e ardhshme do të ketë ndryshime. Pritet një tjetër valë pas datës 15 korrik.”, u shpreh Porja.