Ai ka pasur një karrierë të suksesshme në drejtimin e emisionit të tij televiziv duke e bërë të njihet edhe si gazetarin më të paguar në Shqipëri.
Blendi Fevziu, feston sot ditëlindjen. Ai bën 54 vjeç dhe është një nga shembujt konkretë të shprehjes së famshme që mosha është thjesht një numër.
E në këtë ditë duket se Blendi është bërë nostalgjik e ka ndarë një foto kur ishte ende bebe.
Fotografia është bërë në Tiranën e asaj kohë teksa Blendi qëndron në krahët e nënës.
Krahas fotos moderatori ka shkruar: “Vitin nuk e di. Po me siguri duhet tq kem qenë 1 ose 2 vjeç.”- duke na lënë të kuptojmë që fotoja është bërë për ditëlindje.