Eksperimentet me ushqim janë gjëja e shkëlqyeshme, aq më parë kur na zbulojnë mënyrat që ushqimi të mos përfundojë në mbeturina
Në këtë përshkrim me siguri keni dalluar edhe atë copë buke e cila qëndron në kuzhinën tuaj tashmë disa ditë, mirëpo falë këtij truku të thjeshtë në kuzhinë më nuk keni nevojë ta hidhni në mbeturina, transmeton Telegrafi.
Duhet të veproni kështu:
1) Njomeni bukën me ujë
Edhe pse tingëllon paksa e pazakontë, mos hiqni dorë, sepse ky është vetëm veprimi i parë.
Futeni bukën nën vrushkull uji dhe prisni derisa korja të njomet. Gjithsesi kujdesuni që pjesa e butë e bukës të mos njomet shumë.
2) Piqeni!
Aktivizoni furrën në 150-160 gradë Celsius dhe futeni bukën e njomur.
Piqeni 6 deri në 12 minuta, varësisht nga uji që ka depërtuar në bukë. Dhe e gjitha është kjo!
Ky truk ka efekt sepse uji të cilin e ka thithur korja shndërrohet në avull – kjo rihidraton tulin e bukës dhe ajo sërish bëhet e butë, ndërkaq nxehtësia nga furra do ta bëjë krokante korën e bukës.