Sì te dallonì nese kenì myk ne trup dhe cìlat shenja duhet te dìnì: Kjo eshte dìeta qe duhet te ndìqnì per ta larguar

Kandida eshte emri i perdorur per te treguar rritjen e mykut ne trup. Ky myk ekziston dhe bashkejeton natyrshem ne trupin tone. Kandida Albicans eshte nje familje e mykut qe jeton ne mukozat e trupit ne zorre, sy, stomak, fshikzen e urines, mushkri, vagine etj. Eshte nje nder miliarda mikroorganizma qe jetojne me ne, ne menyre krejtesisht miqesore.

Roli i tyre eshte te luftojne mikroorganizmat e demshem. Por, Kandida nuk duhet te shtohet me shume se c’duhet per sa kohe trupi i njeriut eshte gjalle. Kur Kandida Albicans shtohet me shume se permasat e lejueshme, atehere ajo perben rrezik per shendetin dhe sjell komplikacione te ndryshme.

Disa nga simptomat qe mund te shkaktoje shtimi i Kandides
• Alergji, sensitivet, intolerance te cilat perkeqesohen ne ambjente me lageshtire apo myk
• Intolerance ose alergji ndaj parfumeve, barit, maceve, qenve, pluhurit, mykut, polenit
• Bllokim hundesh dhe te rrugeve te frymemarrjes
• Neps per sheqer dhe embelsira
• Oshetime ne vesh

• Probleme te tretjes, diarre, kapsllek, fryrje te barkut, mukoze ne fekale.
• Skuqie, tharje, krruarje, lotim te syve
• Aritmi, palpitim
• Dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim
• Renie flokesh, zbokth
• Hemorroide, iritim dhe skuqie te rektumit

• Hipoglicemi
• Crregullime te gjendres tiroide
• Irritim te grykeve
• Crregullime te lekures
• Nervozizem
• Vaginit, infertilitet

Cfare e ben Kandiden te rritet jashte kontrollit?

Nje sistem imunitar i shendoshe e mban mykun nen kontroll dhe ne ekuiliber me mikroorganizmat e tjere. Por, ne disa situata, ai mund te mbi-zhvillohet. Shkaktaret kryesore jane perdorimi i antibiotikeve i tepruar, i ujit me klor dhe disinfektanteve, pa kriter.

Si te provoni nese keni hiperzhvillim te Kandides ne kushte shtepie?
Gjeja e pare ne mengjes, ne nje gote me uje natyral (te blere), ne temperature ambjenti, hidhni peshtymen e gojes dhe kontrollojeni cdo 15minuta deri ne 1 ore. Nese shihni sekrecionet te marrin forma fijesh qe zbresin nga lart poshte, copeza qe notojne ne uje ose grumbullim ne forme resh, ne fund te gotes, atehere mund te keni mbishtim te mykut dhe duhet te beni nje kontroll te mjeku.

MENU kunder mykut (rreth 2000kcal)

MENGJES

• 1 kupe kos (pa yndyre, pa sheqer)
• 1 luge te madhe fara chia ose lini + 1luge te vogel kurkume*
• ¼ avokado ose vaj lini

PARADITE

• 1 fete buke thekre me pak vaj ulliri
• 1 veze te zier ose 30gr djathe dhie te njome
• 1 domate, 1 kastravec

DREKE

Sallata
1. jeshile te ndryshme 2 kupa (sallate jeshile, rukola, finok, spinaq, laker jeshile), qepe te fresket, fara luledielli ose susami, djathe dhie ose gjize dhe salcen tuaj te preferuar*
2. domate, brokoli, ullinj, speca te kuq, qepe te kuqe dhe salce* (2 kupa gjithsej)
3. laker te bardhe, laker te kuqe, karrota dhe salce ( 2 kupa)
4. spinaq i zier, fara lini, vaj ulliri dhe limon

Pjata kryesore

1. 200gr mish te kuq pa dhjam (vic, qengj, gic) te zier ose te pjekur ne furre + 1 patate te embel te pjekur + ullinj dhe domate te thare
2. 200gr salmon ose sardele ose ton ose levrek ose koce te pjekur + 1 kupe oriz integral (180gr) ose 1 kupe makarona integrale
3. 200gr gjoks pule te zier ose te pjekur + 1 kupe bizele te gatuara me salce domateje dhe ereza sipas deshires + 1 fete buke te zeze
4. 1 kupe fasule ose thjerrza ose qiqra te zjera (pa lengun) + 40gr djathe + 1 fete buke te zeze

PASDITE

• 1 kos pa yndyre (200ml) me pak kanelle dhe 10 lajthi
• 1 kupe speca te kuq te gjalle me gjize te njome
• 1 caj trendafil i eger

DARKA

1. Sallate me domate, kastraveca, 40gr djathe + 100gr gjoks pule ose peshk ton, pak sallate jeshile, pak gjize dhe ullinj + 1 kupe kos + 1 thelpi hudher
2. Pazi te zjera, gjize, ullinj, fara luledielli + omlete me domate dhe brokoli + 1 kupe fasule te zeza ose te kuqe + 1 kupe kos + 1 hudher
3. Spinaq te zier me pak oriz, 1 kupe fasule te kuqe ose qiqra, speca te kuq – domate – majdanoz -60gr peshk ton + 1 kupe kos + 1 hudher
4. Sallate jeshile –pak qiqra –qepe – pak hudher – domate – 40gr gjize – pak fara susami + 1 kupe pure bizelzesh me pak finok te zier dhe koper + 1 kupe kos me 1 husher, vaj ulliri & kastravec
PARA GJUMIT
• 1 caj rigoni me stevia

SHPJEGIME
• Perdorni vetem vaj ulliri ekstra te virgjer ne gatim
• Mishi te jete sa me i fresket dhe “bio” dhe peshku te jete i eger dhe jo i rezervatit, as i konservave
• Perdor kripe Himalaje ose kripe te detit te paperpunuar
• Sasite e ushqimeve te llogariten pas gatimit te tyre
• Kosi te zgjidhet natyral

• Pergatit leng kockash dhe perore ne cdo gatim
• Vaji i ullirit te perdoret sa me cilesor dhe me mase (3 luge te medha gjate gjithe dites)
• Te perdoren sipas deshires erzat si majdanozi, borziloku, kopra, etj.
• Perdorni cdo dite ne gatime hudhren dhe qepen

Udhezime te tjera

• Para vaktit konsumoni 1 gote uje me 1 luge uthull molle
• Merr nje kokerr Spirulina organike ne dite
• Gjate vaktit te drekes do duhet te merret nje luge gjelle probiotike te lengshem
*kurkuma, spirulina, farat chia, gjenden te Edesia
*Salce per sallatat

• 3 luge te medha vaj ulliri
• 1 luge te madhe leng limoni te shtrydhur
• kripe, piper
• Kesaj perzjerjeje mund ti shtoni nje nga variantet e meposhtme:
• pak xhinxher te grire (1/2 luge te vogel)
• 1 luge te vogel majdanoz./Nga Blerina Bombaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *