Dita e sotme do të përshkohet nga temperatura të larta me diellin prezent. Në zonat malore temperatura maksimale pritet 38 gradë celcius. Ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijën 39-40 gradë.
Mëngjesi edhe sot ka qenë relativisht i këndshëm, megjithatë nga dita e nesërme e në vijim presim vetëm rritje të lehtë dhe graduale të vlerave termike, krysesisht në orët e mëngjesit.
Pasi orët e mesditës do të qëndrojnë nga e pretmja në të dielë dhe përtej së dielës deri nga mesi i javës së ardhshme do të kemi 40-41 gradë celcius, çdo mesditë, bën me dije Tanja Porja.
Por kjo fatkeqësisht nuk do të jetë vetëm për disa qytete, por 40-41 gradëshi do të shëtis nga një zonë në një tjetër.
Sot i takon Beratit, Elbasanit, nesër do t’i takojë Shkodrës, Elbsanit, Beratit dhe kështu me rradhë çdo ditë do të kemi të paktën dy zona në territorin shqiptar ku maksimumi termik do të ngjitet në 40-41 gradë celcius.
Ndërkohë temperaturat e mëngjesit do të rriten nga një ditë në tjetrën me 0.7 apo 1 gradë celcius.
Meteorolgoia Tanja Porja jep shpresa se dy tre ditët e fundit të korrikut dhe java e parë e gushtit të priten me reshje në vendin tonë./albeu.com/