Vala e nxehtësisë përfundon kur temperatura maksimale ulen nën 30 gradë Celsius, ndërsa deri të dielën temperatura maksimale pritet të arrijë çdo ditë deri në 30 gradë Celsius e më shumë.
Pra, kemi të bejmë me dobësim të valës së nxehtësisë e jo me përfundim të saj.
Kjo valë nxehtësie pritet të përfundojë të dielën kur temperatura maksimale pritet të ulet nën 30 gradë Celsius, megjithatë nga mesi i javes së re temperatura përsëri do të ngriten mbi 30 gradë Celsius dhe kjo do të shënojë fillimin e një vale të re të nxehtësisë verore.
Sidoqoftë, nga sot e deri të dielën, edhe pse me temperatura të larta shpeshherë priten shtrëngata lokale me bubullima, me përjashtim të dites së premte e cila pritet të jetë më stabile.
Të shtunën temperatura shënojnë rritje të ndjeshme, ndërsa të dielën ato ulen për të shënuar fundit e kësaj vale të nxehtësisë afrikane.
Fillimi i javës së re do të jetë i këndshëm, ndërsa temperaturat shënojnë rritje graduale deri në mesin e javës kur pritet të fillojë vala më e re e nxehtësisë me temperatura mbi 30 gradë Celsius.
Edhe kjo valë nxehtësie që fillon në Gusht pritet të jetë intensive me temperatura maksimale deri në 35 gradë Celsius e në zonat më të nxehta deri në 40 gradë Celsius.