Feston sot 69-vjetorìn aktorja e njohur me plot 36 vìte ne kìnematografìne Shqìptare

(Në foto, Elida Janushi, Pavlina Mani dhe Roza Anagnosti)

Në 36 vite karrierë në skenën teatrore ajo ka sjellë për publikun karaktere dhe personazhe nga më të ndryshmet, duke u bërë një emër i njohur dhe i vlerësuar.

Aktorja Elida Janushi i takon një brezi aktorësh, të cilët janë skalitur në kujtesën e publikut për rolet e veçanta dhe të bukura që kanë sjellë para tij dhe pse Elida Janushi ka disa vjet që është shkëputur nga skena dhe jeton larg atdheut, ajo ka lënë gjurmët e saj të pashlyeshme në rolet e realizuara gjatë karrierës së saj, me zërin e saj plot humor e kumbues e me interpretimet e saj të mrekullueshme.

Aktorja lind me 1 gusht 1953 dhe sot feston ditëlindjen e 69. Ajo u rrit ne nje familje te madhe me emer e me tradita patriotike e intelektuale ne Vishocice, Devoll. Vajza e vogel e Anes dhe e Zyrdinit,pasi mbaroi shkollen 8-vjecare ne fshat,vazhdoi te mesmen ne gjimnazin e Bilishtit.

Ajo bashke me motrat e medhaja te saja dhe me shume vajza te tjera te zones dolen vullnetare e shkuan per te punuar ne kombinatin e tekstileve ne Berat. Ketu Elida mori pjese ne grupin e nje Teatri, ne ate rol qe kishte interpretuar me pare me grupin e Teatrit te Vishocices, ne Devoll.

Aktivizohet ne fillim gjate studimeve te larta dhe me pas shume shpejt vajzes se re i besohen role kryesore e te rendesishem ne shume drama. Ajo merr pjese ne shfaqje teatrore si psh “Lezja”, Shkurta ne “Duke u gdhire viti `45”; Leli ne “ Prometeu”; “Vershime Pranverore”, Mimoza ne “Doktori pacient”, “Fytyra e dyte”, “Luiza Miller”, “Romeo & Zhulieta” , Marjeta ne “Pallati 176”,”Nata e 12”, “Zonja nga qyteti”, “Rikardi i III”,” Karnavelet e Korces”, “Quo Svadis”, “Vdekja e nje komisioneri” ; Drita tek “Shkallet”; Marta tek “Motrat” ; Njera nga vejushat ne dramen “Kush e solli Doruntinen” (1989) etj.

Ne Teater ajo ka interpretuar role kryesisht te dores se dyte por hera heres edhe ato kryesore. Natyrisht, roli qe u ngulit ne mendjen e spektatorit ishte ai i Marjetes tek “Pallati 176”

Ne film deputon tek “Brazdat” ne vitin 1973 qe kur ishte studente. Me pas eshte mesuesja e Nertil Dulit ne filmin e mirenjohur”Shoku yne Tili” duke interpretuar ne kete film nje rol realist pa sforcime e prirur drejt se thjeshtes ;

Ka punuar me një plejadëe aktorësh që i vijnë rrallë skenës, ekranit, apo sheshit të xhirimeve me Korifejtë e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Sandër Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, pa permendur dhe regjisorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *