Categories
Uncategorized

Gjermanì: Hyjnë në fuqì ndryshìme të rëndësìshme për punësìmìn e punëtorëve të huaj nga 1 Qershorì

Nga sot, pra nga 1 qershori hyjnë në fuqi dy ndryshime të rëndësishme ligjore që kanë të bëjnë me punësimin e punëtorëve të huaj në Gjermani.

Këto ndryshime janë shumë të rëndësishme edhe për punëtorët nga Ballkani Perëndimor.

Së pari, nga 1 Qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, e cila u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Numri i punëtorëve që mund të vijnë në Gjermani nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia do të zgjerohet tani nga 25.000 në 50.000 vetë në vit.

Po ashtu, më 1 qershor hyn në fuqi Karta e Shanseve. Me këtë kartë, të huajt nga vendet jo anëtare të BE kanë mundësi të udhëtojnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa pasur kontratë pune.

Për marrjen e Kartës së Shanseve duhet të keni disa pikë. Ekzistojnë disa kritere për marrjen e pikëve, siç janë njohja bazë e gjuhës gjermane apo njohja e mirë e gjuhës angleze, kualifikimet, përvoja profesionale, të paktën dy vjet apo një shkollim i lartë profesional në vendin origjinë.

Për arritje të tjera të veçanta, kandidatët marrin pikë të tjera. Kush arrin 6 pikë merr lejen e qëndrimit në Gjermani për 1 vit, nëse e siguron vetë jetesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *