Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.
Per me teper mund ti hidhni nje sy tabeles se meposhtme me detajet rreth qyteteve: