Mjeku nutricionist Luçjano Bardhi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës.
“Kortizoli është hormoni që na ngre nga gjumi, sa më i lartë niveli i kortizolit aq më i lartë ai i insulinës, sa do të thotë që në mëngjes njeriu ka nivele të larta të sheqerit.
Nëse në mëngjes përdorim ushqimet si buka me reçel, kornflejks këtë insulinën e ngre dyfish.
Duhet të konsumojnë një dietë të shëndetshme, të mos jetë ushqim kryesor sheqeri, por yndyrna, si vaji, proteina.
Nëse nuk e konsumoni mëngjesin…fëmijët duhet ta konsumojnë rreth 1 orë e gjysmë pas zgjimit, gjatë ditës nuk është i uritur, nuk e ndej nevojën 4-5 herë.
Thelbi janë proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme jo karbohidratet”, tha mjeku.