Të gjithë dëshirojmë që të hamë shëndetshëm dhe të mos shëndoshemi. Por jo gjithmonë ndodh kështu, kilet e tepërta na bëhen pjesë e trupit tonë.
Gjithmonë kemi marë këshilla nga nënat tona që të konsumojmë shesh qumshtin pasi është shumë i shëndetshëm dhe na forcon kockat. Kemi një lajm të mirë nëse keni ndjekur këshillën e saj.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i produkteve të qumështit të paktën dy herë në ditë ul shanset që të bëheni obezë, shkruan Gazeta Shëndeti.
Po kështu hulumtuesit shkencorë analizuan dietat e më shumë se 7000 personave, dhe zbuluan se njerëzit që konsumonin produkte të qumështit kishin indeks më të ulët të masës trupore, sidomos pjesëmarrësit në studim që pinin qumësht të paktën dy herë në ditë kishin 37% më pak gjasa të bëheshin obezë se ata që e konsumonin më rrallë.
Dyhet të theksojmë që qumështi ka një ndikim të rëndësishëm në madhësinë e belit të njerëzve: Konsumuesit e rregullt të qumështit kishin më pak gjasa të bëheshin obezë, një lidhje që vlen vetëm për gratë. Duhet që të konsumojmë atë lloj qumshti që ka më pak se 3.4% yndyrë.