Categories
Uncategorized

Diteve te nxehta po u vjen fundi: Ja se si do te jete moti kete jave ne te gjitha qytetet e vendit

Ditëve të nxehta që pushtuan Shqipërinë, një fenomen i quajtur ndryshe edhe si i nxehti afrikan me temperatura deri në 43 gradë Celsius, po i vjen fundi.

Këtë të djelë temperaturat kanë filluar të bien dhe javën në vijim vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskët.

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore malore të vendit.

Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Përjashtim bënë dita e premte ku moti do të jetë i kthjellë e me vranësira të pakta deri në mesatare nga orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe me intensitet të ulët.

Per me teper detaje shikoni tabelen me poshte :