Categories
Uncategorized

Dr. Albana Daka tregon dieten e cila ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjeve: Zemrës, trurit por dhe disa lloje

Dr. Albana Daka ne nje emision televiziv ka treguar se dieta mesdhetare ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh si të zemrës, trurit por dhe disa lloje kanceresh.

“Parandalon një sërë sëmundjesh. Nëse kemi një regjim të mirë, nisim një dietë mesdhetare që në moshë të hershme, mund të parandalojmë sëmundje të zemrës, hipertensionit, goditjes në tru.

Parandalon gjithashtu osteoporozën, e cila fillon në menopauza.

Ka shumë studime që tregojnë se parandalon sëmundjet e kancerit të zorrës dhe gjirit.

Dominohet nga ushqime me origjinë bimore, perimet, frutat, drithëra të plotë duke integruar mishrat në mënyrë të moderuar. Duhet t’i jepet prioritet mishrave te bardhë dhe peshkut.

Mishi i kuq jo më shumë se dy herë në javë. I duhet dhënë prioritet erëzave duke ulur nivelin e kripës.

Duke integruar erëzat në në kuzhinë, ulet ndjeshëm ndjesia për kripë. Duhet marrë vaji i ullirit por në sasi të moderuar. Bulmetrat duhet të jetë në sasi të moderuar.”, tha Dr. Albana.

Ajo shtoi më tej se dieta mesdhetare ndihmon gjithashtu dhe në mirë menaxhimin e diabetit.

“Mirë menaxhon kur është vendosur diabeti sepse janë karbohidrate me indeks glicemik të ulët. Ka një përqindje të karbohidrateve komplekse 40-65 përqind që merren nga perimet dhe frutat.

Merren dhe fibra që janë prioritet i sistemit tretës. Kjo bën që të kemi një sistem tretë të shëndetshëm, kemi proteina deri në 15 përqind.

Kjo dietë dominohet nga proteinat bimore, të cilat janë bishtajore prezente në dimër dhe verë. Kemi një regjim pafund me ngjyra.

Në këndvështrimin psikologjik, është e bukur për syrin dhe aq më e pranueshme është dhe për receptorët e shijes.

Është e pasur me antioksidantë, të cilat kanë një kontribut të madh në organizëm sepse ulin radikalet e lira dhe e mbajnë organizmin të shëndetshëm. Por duhet monitoruar dhe sasia“, tha mjekja.

Ajo shpjegoi se bulmetrat nuk duhen më shumë se një vakt në ditë. Mishi i kuq nuk duhet konsumuar më shumë se 2 herë në javë, pasi sipas studimeve, konsumi i tepërt lidhet me kancerin e traktit tretës.

Një kujdes duhet ndaj sheqernave të procesuara, pasi aty kanë gjenezën shumë sëmundje.