Categories
Uncategorized

I keni lene pushimet per muajin Gusht? Ja si pritet te jene 15-ditet e para

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë një përmbledhje të situatës së motit për fundin e Korrikut dhe fillimin e Gushtit.

Osmani parashikon që pas të mërkurës (31 korrik) do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave me 2-3 gradë e cila do të shoqerohet me reshje shiu lokale.

Sipas meteorologut, Gushti parashikohet të ketë temperatura më të të larta se normalja e muajit, optimale për plazh.

“Dita e hënë dhe e marta do te këtë temperatura të larta, shumë pranë 40 gradë celciusit.

Duke filluar nga dita e mërkurë (31 korrik) dhe në vijim do të kemi rënie graduale të temperaturave.

Po ashtu vranësirat do të shtohen duke filluar nga e mërkura në zonat veriore dhe ato lindore kurse gjatë fundjavës (3-4 gusht) do të kemi reshje lokale shiu.

Në orët e mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes temperaturat do të jenë më të ulëta, pra mëngjeset dhe darka gjate 15 diteve te para të gushtit pritet të jenë më të freskëta.

Por nuk duhet të tremben ata që janë me pushime ne Gusht pasi temperaturat do të jenë në vlerat 37-38 gradë.

15 ditëshi i parë i gushtit do të ketë vlera më të larta se normalja shumë të përshtatshme për plazh”, tha meteorologu.