Categories
Uncategorized

Blendi Fevziu blen disa fruta ne market: Vendos duart ne koke kur shikon se sa nitrate ka pjepri

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka bërë një analizë të disa fruta dhe perimeve në treg, nga ku ka rezultuar se kanë një nivel të lartë nitrati.

Ai me një detektor ka matur nivelin e nitratit në disa fruta, ku ka rezultuar se kishin një nivel shumë më të lartë se normalja.

Fevziu nivelin e larte të nitratit tek frutat dhe perimet e ka quajtur kriminale, teksa thotë se është si të pish çdo ditë helm.

“Sot paradite më ndodhi diçka e frikshme. Ime shoqe më thirri për të më treguar një gjë që vlen jo për mua, por të gjithë ju dhe që përbën një shqetësim.

Disa kohë më parë në një takim me lexues një djalë më fali një detektor për të matur nivelin e nitratit dhe të rrezatimit te fruta perimet.

Ime shoqe që e përdor atë më tregoi se çfarë problemi kishte me pjeprin.

Shikojeni, ky është një pjepër i blerë dje në pazar. 1000 nga 90 që duhet të jetë masa.

Në të gjitha matjet shkon nga 700 në 1000. Është e frikshme. 1000 e ca përqind më i rrezikshëm me përmbajtjen e nitratit.

Do doja ta bëja dhe më një tjetër, për të provuar që ka edhe të mira. Po shkoj tek nektarina.

Po provoj nektarinën dhe matjen e saj. Nektarina rezulton 30 nga 60. Që është gjysma e normës. Është krim, po e quaj këtë (i referohet pjeprit) një gotë helm që ti e pi pak nga pak çdo ditë”, tha Fevziu ndër të tjera.