Categories
Uncategorized

Skandal: Altin Qato Godet dhe shoqëron qytetarin në Protestë

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, ka goditur me shpullë dhe ka shoqëruar një qytetar që iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke përdorur borinë e makinës.

Sipas pamjeve të siguruara nga SYRI, Altin Qato dallohet duke shkelur rregullat dhe ligjet e policisë, goditur qytetarin dhe urdhëruar shoqërimin e tij.

Ky incident tregon se disa drejtues të Policisë së Shtetit nuk respektojnë uniformën që përfaqësojnë dhe veprojnë si ‘gangsterë’, duke merituar përbuzjen e qytetarëve.