Recetë tradicionale oreksndjellëse, tipike për zonën e juglindjes dhe e lehtë për tu gatuar.
Për qejflinjtë e rakisë është mezeja perfekte.
Përbërësit
250 gr fasule pllaqi
2 kokërr domate (të pjekura mirë)
20 ml salcë domatesh (mund ta përdorim
në vend të domates)
3 thelpinj hudhër
60 ml vaj ulliri
5 gr rigon (i thatë)
spec djegës
Përgatitja
1. Në një tigan me vaj ulliri skuqni specin djegës, hudhrat dhe pastaj shtoni fasulet, që iu keni dhënë më parë një valë.
2.Kavardisni për 2 minuta dhe më pas shtoni domatet e grira ose salcën, gjysmë gote nga uji në të cilin ato zien, kripën dhe rigonin.
3.Pas dhjetë minutash kavardisje, hidhini në tavë balte dhe piqini në furrën e parangrohur.