Categories
Uncategorized

A do te behet problem moti per pushimet tuaja? Meteorologia tregon se pjesa e dyte e javes do te kete nje rritje e cila do te shkoj deri

Edhe pse ditët e para të kësaj jave nuk do të jenë me temperatura më të larta se 38 gradë Celsius, nga mesi i javës, tabloja sinoptike do të jetë më ndryshe sipas sinoptikanëve.

Lajda Porja: Pjesa e dytë e javës do të ketë rritje të temperaturave, do të ketë zona, të cilat do të shënojnë edhe 40 gradë.

Qarqet që do të jenë problematike përsa i përket kësaj jave do të jetë qarku i Shkodrës ku presim temperaturat më të larta.

Më pas do të jetë Berati, Elbasani dhe Gjirokastra.

Në vijën e dytë që do të jenë rreth vlerës 39 gradë do të jetë Fieri, Tirana, Lushnja dhe të gjithë zonat e ulëta dhe bregdeti do të mbetet rreth vlerës 35-36 gradë.

Problem gjatë këtyre ditëve do të jenë parametrat e erës, si në tokë, ashtu edhe në det.

Lajda Porja: Paraditja ka një erë më të moderuar, pjesa e dytë e ditës sjell forcim të erës duke sjellë një disfavor për të gjithë vatrat e zjarreve, sidomos në pjesën e parë të javës, nga e hëna në të mërkurë, era mbetet problematike nga orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas sinoptikanëve, e gjithë java do të jetë e favorshme për plazh në të gjithë rivierën e vendit.