Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir magjik për organizmin.
Lëngu i mishit dhe i kockave është shumë i pasur me ushqyes dhe për më tepër përgatitet shumë lehtë në kuzhinë.
Sipas të dhënave studimore, ky lëng është një nga burimet natyrale më të pasura të kolagjenit, një proteinë kaq e dobishme për të gjithë trupin.
Kolagjeni është i nevojshëm për të mirëmbajtur shtresat e stomakut, për të përmirësuar tretjen dhe parandaluar probleme të rënda shëndetësore.
Për më tepër, xhelatina te ky lëng përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira dhe parandalon çrregullimet autoimunitare.
Lëngu i mishit, ushqimi i rinisë
Kolagjeni që ofron lëngu i mishit përmirëson paraqitjen e lëkurës. Kjo e fundit është më e hidratuar ndërkohë që kolagjeni shmang rrudhat dhe plakjen e lëkurës.
Gjumë më të mirë – Ekspertët thonë se amino acidet tek lëngu i mishit nxisin prodhimin e hormoneve të gjumit dhe përmirësojnë kujtesën.
Lëngu magjik për kocka të forta – Fosfori, magnezi dhe kalçiumi tek lëngu i mishit janë shumë të dobishme për dendësinë kockore të njeriut. Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve atëherë duhet të konsumoni më shumë supë me lëng mishi.
Humor më i mirë – Lëngu i mishit rikthen humorin e mirë. Ai përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.
Një stomak i shëndetshëm, përkthehet në një gjendje shpirtërore të mirë e të pandikueshme nga stresi. Kur bakteret e shëndetshme në organizëm janë në ekulibrat e duhur, ato dërgojnë sinjale tek truri duke i thënë që të jetë i lumtur.
Për të marrë një dozë të lartë vlerash nga lëngu i mishit, ju mund të provoni ta konsumoni atë për shtatë ditë të plota.
Një regjim i tillë ushqimor ju ushqen me aminoacide, vitamina, minerale, antioksidantë, kolagjen dhe elektrolite./kercova.net