Categories
Uncategorized

Produkti i cili Ndikon Drejtpërdrejt në Shëndetin e Tiroides: Rekomandimet e Blerina Bombaj

Përgjithësisht, nuk është e nevojshme të bëni ndryshime dietike për të ndaluar çrregullimet e tiroideve.

Gjëndrat tiroide gjënden përreth laringut, poshte mollës së Adamit.

Këto gjëndra në formë fluture prodhojnë dhe magazinojnë hormonet që kontrollojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, temperaturën e trupit, ndërtimin e kockave dhe metabolizmin.

Trajtimet dhe medikamentet moderne i bëjnë shumicën e problemeve të tiroideve të trajtueshme, por ekziston konfuzion mbi rolin e dietës në parandalimin e trajtimin e sëmundjeve të tiroideve.

Çfarë mund të ndodh?

Nëse gjëndrat tiroide prodhojnë më shumë hormone seç duhet, mund të keni simptoma si humbje peshe të pashpjegueshme, presion të lartë të gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës, fryrje të syve, ankth, nervozizëm, probleme me gjumin, rënie të flokëve e djersitje të tepërt.

Arsyeja më e zakonshme e hipertiroidizmit është sindroma Graves.
Hipotiroidizmi është më i zakonshëm, veçanërisht tek gratë mbi 60 vjeç. Shkaktari më i zakonshëm është sëmundja autoimune e quajtur Hashimoto.

Hipotiroidizmi mund të shkaktohet edhe nga mosfunksionimi i gjëndrës së hipofizës, inflamacioni i gjëndrave tiroide dhe disa medikamente (si efekt anësor).

Simptoma të tjera përfshijnë shtim në peshë, enjtje të qafës, ritëm të ulët të rrahjeve të zemrës, depresion, lodhje, ndenjë të ftohti, lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë.

Dieta dhe Tiroidet

Interneti është i tejmbushur me lista ushqimesh që duhen ngrënë ose shmangur (dhe suplemente që duhen marrë) në rast se doni të parandaloni ose keni probleme të tiroideve, le të shohim anën shkencore të disa prej pretendimeve më të njohura:

Jodi: Trupi nuk mund të prodhoj hormone të tiroideve pa këtë element thelbësor. Mungesa e jodit mund të shkaktoj hipotiroidizëm.

Në vende si SH.B.A, që në vitet 1920, është rekomanduar shtimi i jodit tek kripa e kuzhinës, duke eliminuar mangësinë e jodit në popullatë.

Doza e rekomanduar ditore e jodit është rreth 150 mikrogramë (mcg). Marrja e sasive më të larta se 1,100mcg jod në ditë për një kohë të gjatë nuk është e sigurtë dhe mund të shkaktoj hipotiroidizëm. Për ta evituar mangësinë e jodit në trup këshillohet përdorimi i kripës së jodizuar në gatim.

Seleni: Mungesa e selenit në trup mund të shkaktoj çrregullim të funksionit të tiroideve, por ajo është e rrallë. Sasia e rekomanduar ditore e selenit është rreth 55mcg, dozë e cila përmbushet lehtë. Marrja e më shumë se 400mcg konsiderohet jo e sigurtë.

Ngrënia e shpeshtë e arrave të Brazilit mund të çoj në toksicitet, por është përgjithësisht e vështirë të teprohet me këtë element përveçse kur merren suplemente.

Isoflavonet:

Shumë është shkruar mbi aftësinë e isoflavonëve për të penguar prodhimin e hormoneve të tiroideve, por një hulumtim i vitit 2021 nuk gjeti prova për të konfirmuar këtë pretendim.

Nuk ka asnjë arsye se përse të evitoni produktet e sojës nëse vuani nga hipotiroidizmi, përveçse kur një mjek jua këshillon.

Gluteni: Sëmundja e celiakisë është më e zakonshme tek personat që kanë sëmundje autoimune të tiroideve sesa tek të tjerët.

Sidoqoftë, studimet nuk e mbështesin idenë e evitimit të glutenit për të parandaluar ose trajtuar çrregullimet e tiroideve.

Çfarë të bëni?

Një studim i kohëve të fundit, tregoj se personat me sëmundjen Hashimoto raportuan një dietë me përmbajtje të lartë të ushqimeve me burim nga kafshët, ndërkohë që personat që nuk kishin probleme të tiroideve raportuan më së shumti një dietë me përmbajtje të lartë të ushqimeve me bazë bimore.

Një dietë me bazë bimore është, si pasojë, një zgjedhje më e mirë për shëndetin e përgjithshëm dhe atë të tiroideve.

Hormonet e tiroideve nuk duhen marrë në të njëjtën kohë me suplementet e kalciumit dhe hekurit, apo me disa lloje medikamentesh (mbi të cilat ju këshillon farmacisti ose mjeku juaj

Nga ana dietike, e vetmja gjë që duhet të shmangni është ngrënia e tepërt e algave të detit (të cilat përmbajnë sasi të lartë të jodit) dhe arrat e Brazilit.

Përveç kësaj, nuk këshillohet ndonjë ndryshim dietik për të parandaluar ose trajtuar sëmundjet e tiroideve.