Një ndërtesë monumentale me arkitekturë mbresëlënëse qëndron e boshatisur prej vitesh në autostradën pranë Mercedes-Benz në Kashar, Tiranë.
Prej kohësh, kjo godinë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për shkak të përmasave dhe stilit të saj, por edhe për faktin që mbetet pa asnjë aktivitet.
Sipas informacioneve të marra, ndërtesa është ndërtuar nga Besim Elshani, një shqiptar me origjinë nga Kosova që jeton në Slloveni.
Megjithëse është ngritur prej shumë vitesh, objekti nuk është vënë kurrë në funksion dhe qëllimi i tij fillestar mbetet ende i paqartë.
Kjo ka ngjallur kureshtje dhe diskutime në mesin e qytetarëve, të cilët presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë strukturë madhështore, që për momentin mbetet një mister i pazgjidhur.