Ditën e sotme vendi ynë ka humbur një nga aktorët e mirënjohur shqiptarë Pandi Siku.
Siku është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, i cili prej një viti vuante nga një sëmundje e rëndë. Pas një kohe të gjatë në teatrin kombëtar, Siku që nga viti 2001 jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai luajti në dhjetëra role gjatë karrierës së tij, ku ndër më të spikatura ishin ato në filmat e mëposhtëm:
Këmishët me dyllë (1987)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Koha nuk pret (1984)
Një udhëtim i vështirë (1977)
Brazdat (1973)
Njeriu me top (1977)
Mysafiri ( 1979 ).