Categories
Uncategorized

Mamaja e Neda Ballukut flet per betejen me kancerin: Gabimi im ishte qe nuk u kam treguar vajzave

Tetori rozë” është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe krahas fushatave, mënyra më e mirë janë historitë e përjetuara.

Elida Karafili është një prej grave që ka arritur të fitojë mbi sëmundjen e vështirë falë diagnostikimit në kohë.

Ajo është nëna Neda Ballukut (Karafili) dhe Simona Karafili, soprano e njohur.

Nëna e Neda Ballukut dhe Simona Karafilit rrëfen betejën me

Ajo rrëfen në programin “Rudina” në Tv Klan se 6 vite më parë zbuloi rastësisht një gjëndër në gjoksin e majtë që kuptoi se “nuk e kishte vendin aty”.

Nga ai moment, nisi një proces i shpejtë ekzaminimi e trajtimi dhe fatmirësisht ia ka dalë të triumfojë.

Elida Karafili: Para 6 vitesh, në një dush rutinë, në gjoksin e majtë unë preka një kokërr të vogël sa një kokërr misri, e ndërgjegjshme që ajo s’e kishte vendin aty, por unë nuk bëra hap tjetër, e lashë ashtu, nuk i vura rëndësinë e duhur por e dija që ajo nuk e kishte aty vendin, ishte një gjë që s’duhet të ishte.

Nga tetori, më duket nga fillimi i tetorit, vajzat këmbëngulën që unë të përfshihem te kontrollet masive që bëjnë gratë.

Edhe njëherë jo, po, këmbëngulja e tyre dhe mirë bënë dhe unë u konstatova pastaj që me ekzaminimin e dytë në eko mua më doli që unë kisha një masë tumorale në gjoksin e majtë.

Shumë shpejt, kur them shumë shpejt, jashtëzakonisht shpejt unë kam bërë të gjitha analizat e duhura, të gjitha ekzaminimet dhe bëra pastaj operacionin.

Rudina Magjistari: Filloi menjëherë lufta.

Elida Karafili: Po, po, po sepse duhej bërë, nuk kisha kohë fare që të shkoja jashtë sepse masa nuk kishte lëvizur dhe doktorët këmbëngulën që nuk ka lëvizur dhe është më mirë për ty, shumë më mirë për ty dhe e sigurt për ne.

Rudina Magjistari: Që të hiqej masa.

Elida Karafili: Patjetër. Ata thanë që unë të bëja një ndërhyrje lokale, por unë këmbëngula vetë që ta hiqja të gjithin për të mos i dhënë mundësi që të përsëritet për aq njohuri sa kishim dhe e hoqa.

Pastaj vazhduam kontrollet një herë në tre muaj për dy vjet, pastaj në gjashtë muaj, pastaj në tetë.

Kur unë bëra 5 vjet, mjekja këmbënguli që unë ta vazhdoj dhe vitin e gjashtë për siguri sepse mund të ndodhë që është e fjetur dhe na del një gjë tjetër.

Unë në nëntor bëj 6 vjet dhe mjekohem, por unë pata një fat të madh, shpejtëia e ekzaminimit që unë e vura në dukje që unë kam një gjë, mua më bëri që të më ecin gjërat mirë.

Elida mendon se gaboi që nuk e foli me dy vajzat e saj, të cilat janë edhe të njohura për publikun dhe iu desh të luftonte e vetme.

Arsyeja që nuk ua tha ishte pikërisht shqetësimi i zakonshëm i nënës, instikti për t’i mbrojtur edhe nga vetja.

Elida Karafili: Unë kur u ekzaminova nuk i thashë askujt në shtëpi. Gjithë periudhën e ekzaminimeve, analizave, unë i mbajta vetë për të mos rënduar fëmijët, siç e bën çdo nënë.

Shumë e bëjnë dhe mendova që kështu do t’i ndihmoj. Fëmijët e mi janë njoftuar kur unë kam shkuar në sallën e operacionit se duhej të firmosnin familjarët.

Rudina Magjistari: Edhe vajzat?

Elida Karafili: Vajzat nuk e dinin.

Rudina Magjistari: Ato ishin ato që të shtynë të shkoje.

Elida Karafili: Ato më çuan, por unë nuk u thashë atë problem.

Rudina Magjistari: Nuk u tregove përgjigjen, i the jam mirë?

Elida Karafili: Jam mirë, Neda sapo kishte lindur djalin dhe thashë do m’i ikë qumështi vajzës, do të ngelë pa qumësht.

Suela Koçibellinj: Deri në 7 breza mendojnë.

Elida Karafili: Simona kishte një koncert me ambasadat, thashë do m’i ikë zëri dhe thashë hajde, si çdo herë vetëm.

Por unë bëra gabim sepse gjithë ajo trysnia, gjithë ajo pagjumësia me net të tëra, krijoi diçka, krijoi një traumë tek unë në anën psikologjike.