Categories
Uncategorized

Pëllumb Kulla për Arqile Licin: Ti e Lave Këtë Botë, por Kujtimet Jetojnë për Gjithmonë

Regjisori dhe dramaturgu i njohur Pëllumb Kulla, ka kujtuar në përvjetorin e ndarjes nga jeta, aktorin Arqile Lici.

“TË KUJTOSH NJË MIK!

Të kujtosh një mik që e ka lënë këtë botë, nuk ndodh në të gjitha ditët… Por megjithatë edhe ato janë shumë, shumë… Pastaj, vjen 11 tetori, kjo ditë e veçantë, që ti e kujton më shumë se në të tjerat.

Kjo më ndodh sot me Lean e paharruar, Arqile Licin e shtrenjtë.

Janë të shumta kujtimet e bukura të festave tona, kënaqësitë e bashkëpunimit në disa realizime skenike me të, nisur që nga roli i tij aq i freskët, i Leksit.

Ishte roli i tij i parë, në komedinë time të parë.

E pastaj ishim bashkë në të gjitha përjetimet tona të panumërta….

Them se kujtimet janë një lloj pasurie. Është e shpërndarë ajo, pasuri në foto, në video, në libra, në letra, në ëndrrat e shtratit.

Lea, o mik, ti më ke pasuruar.

Mirënjohje, Lea”, shkruan i emocionuar Pëllumb Kulla.