Categories
Uncategorized

Roland Qafoku: Dy fjalë për spitalin, pas operacionit tim!

Nga Roland Qafoku

Të dashur miq! Pas një sikleti disa mujor, dje kryeva një operacion për heqjen e tëmthit.

Gjithçka u realizua me sukses nëpërmmjet kirurgjisë laparaskopike dhe për disa ditë do ti nënshtrohem rregullave për riaftësim dhe rikuperim.

Operacioni u krye në QSUT, në pavionin e kirurgjisë digjestive dhe kaloi pozitivisht. Për këtë, unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë për kirurgun me duar të arta, Arben Beqirin, i cili kreu operacionin dhe u kujdes për çdo detaj, para, gjatë dhe pas tij.

Edhe në këtë foto jam duke si shprehur falënderimet e mia të sinqerta për atë që bëri për mua, por edhe për shumë e shumë pacientë të tjere që unë pata mundësinë ti shikioja dhe dëgjjoj nga afër.

Dua të falënderoj gjithashtu anestezistin dhe reanimatorin Arben Kërçiku për punën tejet cilësore si dhe gjitha infermieret e atij pavioni nga ato të sallës së operacionit e deri te ato që u kujdesën pas operacionit.

Falënderoj familjen time, bashkëshorten Alketa dhe tim bir Frenkin që më kanë shërbyer dhe janë kujdesur që gjithçka ta kaloja sa më mire dhe sa më lehtë.

Të fundit, por jo për nga rëndësia, kam një falënderim special për mikun tim Nikollaq Kaçani, një nga senatorët e kirurgjisë shqiptare, për kujdesjen dhe mbështetjen e madhe që më ka dhënë gjatë kësaj kohe dhe veçanërisht për këtë operacion.

Jam koshient që shpesh ne jemi shumë kritikë ndaj mjekësisë shqiptare, veçanërusht asaj shtetërore. Nuk e pëlqejmë, shprehim kritika dhe mosbësim.

Një pjesë e tyre janë të drejta. Por, unë dua ta them me zë të lartë që përveçse situata në QSUT ka ndryshuar shumë për mirë, ne kemi mjekë, infermierë dhe staf mjekësor me aftësi të larta profesionale por edhe me zemër të madhe.

Unë e pashë dhe e preka gjithçka vetë dhe e them pa asnjë kompleks që niveli dhe cilësia e shërbimit aty nuk ka asnjë ndryshim me nivelet më të larta të institucioneve private.

Këtë e them sigurisht nga përvoja ime, por jam i bindur se si unë janë shumtë dhe kjo Shqipëria jonë nuk është dhe aq e keqe sa e bëjmë ne si shoqëri.

Sikur secili nga ne të tregojë me pozitivitet atë përvojë të mirë që përjeton vetë, jam i bindur që pozitivja ia kalon përvojave negative. Mirënjohje të gjithëve!/Marre nga Facebook-u i autorit