Nëse ju ka shkuar mendja për një supë peshku kombinuar me perime jeni në vendin e duhur.
Shije ju tregon më poshtë përbërësit dhe hapat e përgatitjes.
Do ta keni fare të lehtë realizimin e saj. Ju bëftë mirë!
Përbërësit:500 gram peshk 1 kokërr qepë 2 thelpinj hudhër1 patate e madhe 2 karrota mesatare 100 gr selino 2 domat 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle gjalp1 gjethe dafine Kripë dhe piper i zi 1 limon Majdanoz
Përgatitja:Fillimisht lajmë mirë peshkun, e presim në copa dhe e vendosim në tenxhere duke shtuar në të 1,2 litër ujë, disa kokrra piper të zi, pak lëng limoni , pak kripë.
E lëmë peshkun të ziejë deri sa tuli të shkëputet nga halat.
Në një tenxhere tjetër, shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë shumë imët.
Më pas shtojmë karrotat dhe rrënjën e selinosë të prerë në kubikë të vegjël.
I kaurdisim së bashku për 2 minuta duke shtuar më pas hudhrat dhe domatet (pa lëkurë) të prera edhe ato në kubikë të vegjël.
Kullojmë lëngun e peshkut në sitë duke e shtuar në tenxheren me perime.
Shtojmë në tenxhere patatet e prera në kubikë të vegjël , 1-2 gjethe dafine dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta deri sa perimet të ziejnë plotësisht.
Ndërkohë ne pastrojmë tulin e peshklut nga lëkura dhe halat, e copëtojmë atë në copëza të vogla dhe në 2 minutat e fundit e shtojmë në tenxheren e supës.
Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper të zi e majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.