Categories
Uncategorized

“Atje nuk të flet njeri me gojë” – Kosta Kamberi tregon për jetën në Amerikë

Aktori i njohur i humorit Kosta Kamberi ka qene i ftuar ne emisionin ‘Soiree’.

Kamberin e kemi njohur vite me pare per barcaletat dhe rolet e tij te bukura ne skene.

Ne bisede me moderatoren Jonida Shehu, aktori ka folur per largimin e tij nga ekrani shqiptar pasi ajo e pyet se cfare ka dodhur me te gjithe keto kohe qe i ka munguar skenes.

Ai tha me humor se s`ka asgje te re, se vazhdon me gruan qe ka pasur dhe per shkeputjen tha se nuk deshi ai ashtu por ishte politika qe i kaloi ata aktore ne plan te dyte qe vete te ishte ne plan te pare.

Ndersa pyetjes se a e merr malli per programet televizive te asaj kohe ai iu pergjigj ‘absolutisht jo’ pasi tha se koha ben te veten dhe cdo gje ecen, rinia ben gjera te tjera.

Por ai nuk e mohoi se nuk ben ende humor por preferoi te thoshte se nuk jane ne treg pasi kur ia kujtojne u thote faleminderit dhe madje edhe per sot vazhdoi ai me humor ‘Faleminderit qe na ftove’.

Gjithashtu Jonida Shehu e cilesoi ate si nje njeri qe jeton mes Shqiperise dhe Amerikes, por aktori edhe pse shkon here pas here per familjen tha se nuk i pelqen te rri atje.

Sipas tij ne nje vend ku nuk ngop dot shpirtin nuk ke c`e do mireqenien ne ushqime.

“Ti jeton midis Shqipërise dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, e pyeti gazetarja.

“Po shkoj ndonjë herë por nuk është se jetoj atje, kam familjen. Nuk është se më pëlqen atje pasi atë që bëj këtu nuk e gjej atje.

Atje thonë jo Amerika, jo ngopesh, jo han, jo pin, por unë nuk dua të ngop barkun, une dua të ngop shpirtin, se por nuk ngopa shpirtin nuk kam çfarë e dua ushqimin, kështu që kur vij këtu ngopem me shpirtin, ngopem me njërëzit. Atje nuk të flet njeri me goje, harron emrin”, u shpreh aktori.