Dhembja e kokës ndonjëherë shkaktohet nga mungesa e vitaminave, të cilat gjenden në disa artikuj që e eliminojnë kokëdhimbjen
Dhembjet e kokës mund të pen gohen me vitaminën B2, e cila gjendet në drithëra, në tharmin e birrës, në kajsi të thata dhe në hirrë.
Supozohet që kjo vitaminë përmirëson aktivitetin e pjesëve të qelizave të cilat e prodhojnë energjinë. Nëse dhembja e kokës nuk pushon për shkak të tendosjes të enëve të gjakut, do të veprojë naicina e cila gjendet në oriz integral, bizele, perime të gjelbra, peshk dhe në mishin e tonit.
Sipas ekspertit të ushyqerjes Erin Palinski, dhi mbja e kokës në disa raste shkaktohet nga mungesa e kaliumit. Një patate furre mund t’ju vinte shumë në ndihmë.
Sipas mjekes Stella Metsovas, në shumë raste kjo shkaktohet nga dehidratimi dhe një burim i mirë uji do të ishte patatja e ëmbël që përmban edhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të luftuar dhimbjen.
Uji. Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhi mbjet e kokës dhe migrenën. Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.
Kosi. Sugjerohet konsumi i rregullt ditor të kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalcium e që kokëdhi mbja të mbahet larg. Të dhënat tregojnë se për personat që vuajnë nga sëm. undja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rrez. iku është 3-4 herë më i lartë.
Farat e susamit. Janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe qetësimin e dhi mbjes. Ulin presionin e gjakut dhe për pasojë lehtëson dhimbjen e kokës. Janë të pasura me vitaminë B6 që ndikon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru. Ky hormon vepron si anti-depresiv por qetëson edhe dhimbjet.
Farat e linit. Janë të pasura me omega-3 dhe kanë veti anti-inflamatore. Kanë veti anti-inflamatore, kundër dhi mbjes si edhe të vjellave. Konsiderohet si trajtues natyral edhe për dhi mbjet e kokës.
Specat dj. egës. Ky efekt qetësues shkaktohet nga përbërësi i quajtur capsaicinë që vepron si qetësues jo vetëm në rast dhi mbje koke, por edhe shpine apo dhëmbësh. Janë të pasura me vitaminën B3 që qetëson enët e gja. kut si edhe nervat. Shpesh mungesa e kësaj vitamine shkakton stres dhe dhi mbje koke.
Avokado. Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë pemë të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lu. fton migrenën. E pasur me antioksidantë, avokadoja jo vetëm që i largon dhi mbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.
Fiqtë. Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën. Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht parandalon dhi mbjet e kokës.
Salmoni. I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trom bocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhi mbjet e shpeshta të kokës. Ndër të tjera, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta lu ftoni migrenën.