Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do t’i rikthehet këngës!
Pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel do të jetë edhe kjo ikonë e dashur e muzikës.
Gjatë emisionit “Top Story” u bë e ditur se më 24 dhjetor Parashqevi Simaku do të prezantohet me një këngë të re, një krijim festiv për Krishtlindje dhe fundvitin.
Këngëtarja shqiptare u rikthye në qendër të vëmendjes publike pak ditë më parë, pas publikimit të një videoje në mediat amerikane, ku ajo shihej duke marrë ndihma.
Më vonë u mësua se prej kohësh ajo ndodhej në një situatë të vështirë dhe pa strehë.