Radiotelevizioni publik shqiptar përmes rrjetit të tij dhe kanaleve të tjera të komunikimkt, “shiti” shtrenjtë sot një ekskluzive me Parashqevi Simakun duke mbajtur lart pritshmëritë e publikut.
Pak para mesnate erdhi dhe ky moment në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’.
Pak fjalë në shqip dhe të tjerat në anglisht, Parashqevi Simaku bëri një urim kortezial për pjesëmarrësit në këtë festival dhe me kaq mori fund “surpriza e shumëpritur”.
“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, “Dëgjoma këngën”.
Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të”, tha Simaku.
Mesazhi ishte i regjistruar
Pas këtij mesazhi paksekondësh është kënduar kënga e famshme e Parashqevi Simakut, “E duam lumturinë”. Fëmijët ishin disa vajza të një qendre private kursesh muzikore, kurse këngëtare, Jonida Maliqi.
Disa thanë se kjo risjellje në skenë e këngës, ishte larguar origjinalit