Nje femìje tekanjoz nuk e qetesonì dot kurre me keto 16 fjalì sìpas Lìra Gjìkes

Specialistët kanë konstatuar që shpeshherë prindërit zgjedhin fjalitë e gabuara për të qetësuar një fëmijë tekanjoz apo që grindet. Sipas tyre, këto shprehi jo vetëm që nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek ai, por mund të përkeqësojnë gjendjen e tij. Më poshtë gjeni 16 fjali që nuk duhet t’i përdorni, dhe pse janë të parat që ju vijnë në mend.

1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë.

2. Fëmijët e rritur nuk sillen kështu.

3. Mos guxo të gjuash.

4. Po sillesh shumë keq.

5. Tani do të të dënoj.

6. Shko laj shpejt dhëmbët.

7. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.

8. Mjaft, fëmijë qaraman!

9. Pusho, nuk të dëgjoj.

10. Sa herë duhet ta përsëris?

11. Po më turpëron në sy të të tjerëve.

12. Ik që këtu!

13. Do të të çoj në banjë.

14. Mjaft bërtite!

15. Të kisha thënë, por nuk dëgjon.

16. Po humbas durimin.

Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie, si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. Si rrjedhojë rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon, shpjegon Lira Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *