Një yll si Rajmonda Bulku, aktorja publikon fotografitë e rrallë: Pa filtra…
Rajmonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.
Së fundmi aktorja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë. Ajo ka publikuar disa nga kopertinat e revistave që ka qenë pjesë, dhe duhet thënë që hijshmëria e saj është mbresëlënëse.
Ndryshe nga më parë, sot me anë të filtrave të gjithë mund të realizojnë fotografi të bukura, këtë gjë e ka vënë në dukje edhe aktorja në një nga postimet e saj në Instagram.
“Si ka ndryshuar koha e cilësia e gjërave. Foto të thjeshta pa nderhyrje, tani filtrat bëjnë çudira”, ka shkruar aktorja, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të realizuara në vite të ndryshme.
Duket sikur vitet kanë ndalur për Rajmonda Bulkun, e cila ka qenë dhe mbetet një nga yjet e rrallë të kinematografisë shqiptare./Aktoret Shqiptare