Categories
Uncategorized

Mjeku Luçiano Bardhi: Përdorni këto ushqime nese doni qe te shpëtoni nga kapsllëku

Mjeku Luçiano Bardhi është shprehur:
“Për konstipacionin, do të përmendim disa bimë mjekësore dhe ushqime që ndihmojnë në trajtimin e tij, si dhe disa drithëra.

Drithërat e përpunuara shpesh shkaktojnë konstipacion të lartë. Për shembull, buka e bardhë, buka e zezë e përpunuar dhe majaja përmbajnë shpesh glifozate. Glifozatet janë pesticide që mund të ndikojnë negativisht në tretje.

Cilat janë disa produkte që mund të ndihmojnë?

  • Vaji i anasonit – është shumë i dobishëm për tretjen.
  • Çaji jeshil kinez – një çaj shumë efektiv për këtë problem.
  • Kompostoja e kumbullës dhe kajsitë e thata – janë fantastike për lehtësimin e konstipacionit.
  • Lëngu i mollës dhe lëvoret e mollës – janë burim i mirë fibrash, të cilat ndihmojnë tretjen.
  • Uji i ngrohtë me limon – nëse pihet çdo mëngjes, është shumë efektiv.

Gjithashtu, çajrat si çaji i anasonit, çaji i sherebelës dhe rozmarinës janë të dobishëm. Pra, çdo mëngjes, një gotë ujë të ngrohtë me limon është një mënyrë fantastike për të nisur ditën dhe për të ndihmuar tretjen.”