Një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar është Ermal Fejzullahu, i cili ditën e sotme feston ditën e lindjes. Që prej mesnatës Ermali ka marrë urime të shumta nga të afërmit e tij.
Nuk do të mungonte dhe urimi i nënës së tij, Nera Fejzullahu, e cila i bëri një urim mjaft të veçantë.
Me rastin e ditëlindjes së të birit, shkruan : “Urime ty pika ku fillon universi im…”
Ermali këngëtari më pozitiv sot po feston ditëlindjen e tij të 33-të.