Numri i pacientëve që janë paraqitur në qendra shëndetësore me probleme gastrointestinale në 2025 ka qenë më i lartë se një vit më parë.
Referuar raportimeve të bëra nga ISHP këtë vihet re tendencë rritje.
Kjo pohohet dhe nga mjekët infeksionit, të cilët thonë se një nga shkaqet është salmonela në ushqime, por nuk ka një situatë shqetësuese.
“Institucionet ku unë punoj thonë se kemi një rritje të personave që kanë probleme gastrointestinale, sigurisht salmonela mund të ketë qenë prezente, por ajo është e dyta si shkaktare”, Arben Pilaca Mjek infeksionit.
Për të dhënë probleme shëndetësore, si diarreja, mjeku thotë se duhet një sasi e madhe e bakterit dhe shumica e njerëzve, e kalojnë pa komplikacione, por disa kategori janë më të riskura dhe raste sporadike ka patur.
Salmonela, nuk merret vetëm nga ushqimet e papërpunuar mirë por edhe kafshët shtëpiake.
E megjithatë mjeku thotë se nuk ka vend për panik, nëse ruajmë mirë higjienën dhe gatuajmë si duhet ushqimet, salmonela zhduket.